Ballina Aktualitet

Lëkundje tërmeti 2.6 ballë në Shkodër

TIRANE, 24 nëntor/ATSH/- Një tërmet me magnitudë prej 2.6 ballësh është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri

Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në Shkodër, rreth 11 kilometra në jugperëndim të fshatit Dedaj. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Ditën e fundit lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë edhe në zona të tjera të vendit.

Një ditë më parë u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.5 ballë në Gjorm të Vlorës. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSipërmarrja italiane zgjedh të investojë në Shqipëri: Ka taksa të ulëta
Artikulli tjetërTRIPOLI – IOM: Mbi 15 000 emigrantë të riatdhesuar nga Libia që nga fillimi i vitit