Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/11/2018

TOKIO – Carlos Ghosn, drejtori i aleancës “Renault-Nissan” i zgjatet paraburgimi, pas dyshimeve për mashtrim financiar.

PRAGË – Kryeministri çek Andrej Babis, përballet me një votëbesim.

ROMË – Forum europian për reduktimin e rreziqeve në lidhje me katastrofat natyrore.

ROMË – Zhvillohet edicioni i katërt i Dialogut të Mesdheut, që mbledh përgjegjësit e lartë të Europës dhe të Lindjes së Mesme.

NJU-JORK – Vazhdon procesi ndaj trafikantit meksikan të drogës “El Chapo”.

HAVANA – Vizitë zyrtare e shefit të qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez e para që prej më shumë se 30 vite.

PEKIN – Anëtarët e Këshillit të Sigurimit në OKB zhvillojnë një turne në Kinë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 23 nëntor 2018
Artikulli tjetërRikonstruktohet rruga e hidrovorit në Rrethina të Shkodrës