Rikonstruktohet rruga e hidrovorit në Rrethina të Shkodrës

TIRANË,23 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Shkodër ka investuar në rikonstruksionin e rrugës së hidrovorit në Njësinë Administrative Rrethina, që tashmë është në shërbim të mijëra banorëve.

Investimi i bashkisë së Shkodrës me një vlerë 75 milionë lekë, e ka ndryshuar rrënjësisht atë në një gjatësi 1 km, që është edhe Loti I i kësaj rruge.

Nga një rrugë e amortizuar dhe e lënë në harrës prej dhjetëra vitesh, sot ofron të gjitha standardet e duhura.

Projekti, parashikonte hedhjen e 3000 m2 asfalt, në një rrugë me gjerësi 5 metra dhe dy bankina me nga 0.5 metër gjerësi në të dy anët. Gjithashtu, parashikonte sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Sot kjo rrugë është në shërbim të banorëve, duke krijuar lehtësi në lëvizje dhe jetën e përditshme. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.