PRISHTINË, 22 nëntor /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj uroi Ambasadën e Amerikës me rastin e Ditës së Falënderimeve.
“Me rastin e Ditës së Falënderimeve i përcjell urimet më të përzemërta Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, stafit diplomatik dhe prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë. Njëkohësisht, uroj popullin dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, duke ua përcjellë edhe në këtë ditë të shënuar, konsideratën e thellë të popullit dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Haradinaj.
Po ashtu tha se Kosova është e bekuar që ka miqësinë e Amerikës.
“Në këtë festë tradicionale, populli amerikan vlerësojn atë që kanë dhe atë që ndajnë, bekimet dhe mirësinë, me miqtë dhe familjen. Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bër dhe po bëjnë për vendin tonë”, tha Haradinaj.
Dita e Falenderimeve është festë nacionale në SHBA, e cila festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e Falenderimeve festohet që nga viti 1789 në Amerikë. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/





















