Ballina Bota

MADRID – Nëntë emigrantë të zhdukur në brigjet e Spanjës

MADRID, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Një fëmijë guineas, i cili u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore në një plazh në jug të Spanjës, pohoi se ishte i vetmi i mbijetuar gjatë kalimit të Ngushticës së Gjibraltarit, në një gomone së bashku me nëntë emigrantë të tjerë, njoftoi sot për median Garda Civile.

“I mituri me origjinë nga Afrika frankofone pohoi se vinte nga Guinea-Conakry. Ai mbërriti i sfilitur, shumë i lodhur në brigjet spanjolle në Andaluzi, i cili ishte nisur nga Maroku’’, deklaroi zëdhënësi i Gardës Civile të provincës spanjolle të Cadiz (në jug).

I mituri u gjet në plazhin El Palmar à Vejer de la Frontera, ku është transportuar më pas në spital në Cadiz në pavionin e reanimacionit./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjermania mbështet Shqipërinë në përmbushjen e reformave integruese
Artikulli tjetër10-fishim numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla