Ballina Bota

FRANCË – OECD: Ekonomia botërore në rënie

PARIS, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – OECD-ja uli sot për herë të dytë në dy muaj parashikimet e saj për ekonominë botërore për vitin 2019, duke i bërë thirrje shteteve që të përgatiten për kohë më të vështira dhe që të përforcojnë bashkëpunimin mes tyre për të mënjanuar një luftë tregtare.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka ulur me 0,2% parashikimin e saj për rritjen ekonomike botërore duke e vendosur në 3,5%, ndërkohë që ajo parashikonte në muajin qershor një rritje prej 3,9%.

OECD-ja konfirmon ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore, ndonëse ajo ka mbajtur të pandryshuar parashikimin e saj për këtë vit në 3,7%. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKENIA – Një grup i armatosur rrëmben një vullnetare italiane
Artikulli tjetërFOKUS – BE i kërkon shpjegime Hungarisë për azilin e Gruevskit