Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e mërkurë 21 nëntor 2018

TIRANE, 21 nëntor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu prej orëve të para të ditës deri në mesditë, të vazhdueshme dhe me intensitet mestar në formën e shtrëngatave, me shkarkesa elektrike në të gjithë vendin. Gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet do të humbin intensitet.

Mjegull/Mjegullinë nga reshjet e shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim  dhe shpejtësi 1-20 m/sek në bregdet e vrullshme dhe me rrahje.

Valëzimi në dete parashikohet: forca 4 me lartësi vale 1.5-2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër   9/10 re shi
Kukës   4/6 re shi
Lezhë 8/9 re shi
Dibër   3/4  re shi
Durrës 10/14 re shi
Tiranë 12/14 re shi
Elbasan   11/14 re shi
Berat   9/12  re  shi
Vlorë 10/11 re shi
Korcë   2/4 re shi
Gjirokastër    7/8  re shi
Sarandë 11/12  re shi

/e.malaj/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Kombëtarja harron Skocinë dhe mposht Uellsin 1-0
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/11/2018