Ballina Aktualitet

Forca e ligjit në territor, 5 të arrestuar në Lezhë

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Në vijim të operacionit “Forca e ligjit në territor”, në qarkun e  Lezhës u ndaluan disa shtetas, si dhe u sekuestruan armë dhe drogë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy shtetas që dispononin armë dhe lëndë narkotike.

Gjithashtu, falë një pune operative dhe profesionale të mirorganizuar, u ndaluan 3 shtetas në kërkim. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ramadan Troci
Artikulli tjetërImpianti fotovoltaik në Akërni, Komuniteti i Energjisë përgëzon Shqipërinë