TIRANË, 14 nëntor/ATSH/- Dy jahte janë ankoruar paraditen e sotme në kalatën 4 të portit të Durrësit.
Jahti “La Grace” me gjatësi 23 metra ka vizituar më parë Sarandën. Ndërsa jahti “Normandy” me flamur australian ka lundruar gjatë natës së kaluar nga porti i Shëngjinit drejt Durrësit.
Gjatë periudhës janar-tetor në portin më të madh të vendit janë ankoruar 375 jahte gjithsej. /k.s/ /a.g/
















