
TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ – Elseid Hysaj do të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës me “Napolin”.
Mbrojtësi shqiptar nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra napolitane.
“Chelsea” dhe “Manchester United” janë dy ekipet që kanë shprehur interesim të madh për Elseid Hysajn, por vetë futbollisti i Shqipërisë duket se ka vendosur të qëndrojë te “Napoli”.
Agjenti i futbollistit, Mario Giuffredi në një intervistë për mediet italiane ka konfirmuar që bisedimet për vazhdimin e kontratës së Hysajt do të nisin shumë shpejt.
“Ka kohë që jemi në bisedime me ‘Napolin’”, ka thënë Giuffredi. “Pas pak javësh do të flasim me presidentin Aurelio De Laurentiis për të kuptuar se kur do të vijë rinovimi i kontratës”.
“Hysaj ka edhe dy vite e gjysmëkontratë, prandaj duam që të rinovojmë sa më shpejt”, ka theksuar ai.
/gj.m/ /a.g/






















