Ballina Bota

BERLIN – Seehofer largohet nga qeveria

BERLIN, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Udhëheqësi bavarez, Horst Seehofer dëshiron të heqë dorë nga udhëheqja e CSU-së,  cituan burime të afërta me politikanin.

Seehofer do ta marrë këtë vendim publik në ditët në vijim, pasi pasardhësi i tij të emërohet në fillim të vitit 2019, në një kongres të veçantë të partisë.

Seehofer synon të largohet edhe nga qeveria Merkel, në të cilën punon si ministër i Brendshëm, para përfundimit të legjislaturës./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/11/2018
Artikulli tjetërKosovë, parashikimi i motit 12 nëntor