Ballina Bota

STUDIM – Poli i Veriut jo më strehë e sigurt për shpendët

ANKARA, 11 nëntor /ATSH-AA/ – Rajoni i Arktikut nuk është më një port i sigurt për shpendët, sipas një studimi.

Gjatë hulumtimit, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën ”Science”, janë analizuar të dhëna 70-vjeçare në lidhje me 38 mijë fole për 200 lloje të shpendëve në 149 rajone në të gjitha kontinentet, përfshirë 111 shpendë bregdetarë.

Në këtë studim, është vërejtur lidhja midis sulmeve të foleve të shpendëve nga ana e grabitqarëve dhe ndryshimeve klimatike në botë, veçanërisht në rajonin e Arktikut.

Në 70 vitet e fundit, sulmet ndaj foleve të shpendëve nga ana e gjarpërinjve, hardhucave dhe dhelprave në rajonin e Polit të Veriut janë rritur trefish, kanë treguar shkencëtarët, të cilët i kanë cilësuar këto gjetjet si “alarmante”.

Në Evropë, një pjesë të madhe të Azisë dhe në Amerikën e Veriut, sulmet e tilla janë rritur dyfish, ndërsa ndryshime të vogla janë vërejtur edhe në rajonet tropikale dhe Hemisferën Jugore./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdeshja me Shqipërinë, Skocia pa tre lojtarë titullarë
Artikulli tjetërFOTO/ 70 mijë vizitorë në zonat turistike të Lezhës