TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të aplikimeve dhe fermerëve përfitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësisë 2024.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ndau në rrjete sociale statistikat mbi numrin e përfituesve sipas Qarqeve pas disbursimit të fondeve për fermerët, adresuar nga Skema e Mbështetjes për Bujqësinë 2024.
Sipas AZHBR-së, në Skemën Kombëtare të Subvencioneve 2024 janë mbështetur 67 133 fermerë, me një fond total prej 5,2 miliardë lekësh.
Skema Kombëtare 2024 ofroi mbështetje për 8 masa: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara-fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.

/r.e/a.f/






















