Ballina Bota

BRUKSEL – Rutte: Shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s duhet të rriten mbi 3%

BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-ANSA/- Objektivi i NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes duhet të jetë mbi 3%, tha sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte – duke u bërë thirrje sërish aleatëve të rrisnin përpjekjet.

“Në vitin 2024, aleatët e NATO-s në Evropë dhe Kanada investuan 485 miliardë dollarë në mbrojtje – një rritje prej gati 20% nga viti 2023 – ku dy të tretat e aleatëve shpenzuan të paktën 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen”, tha Rutte në fjalimin e tij në selinë e NATO-s, në Bruksel.

“Pres që më shumë aleatë të përmbushin dhe në shumë raste ta tejkalojnë objektivin prej 2% në vitin 2025”, shtoi ai.

“Ne duhet të bëjmë shumë më tepër”, shefi i NATO-s, Rutte.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar prej kohësh shpenzimet e ulëta të mbrojtjes në disa vende të NATO-s dhe u ka kërkuar aleatëve të rrisin shpenzimet në 5% të PBB-së së tyre.

Aleatët e NATO-s mund të bien dakord për një premtim të ri për shpenzimet e mbrojtjes në samitin e ardhshëm të aleancës në Hagë në qershor. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrans Dinarica, ndër ofertat turistike shqiptare në ITB Berlin
Artikulli tjetërÇupi: Bushka të japë dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Ligjeve