Ballina Flash

“Nations League” për vajza, Shqipëria pret Ukrainën më 21 shkurt në “Niko Dovana”

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë fushatën e saj në Nations League më 21 shkurt ndaj Ukrainës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, në orën 18:00.

Katër ditë më vonë, më 25 shkurt skuadra kuqezi do të përballet me Çekinë në transfertë.

Trajneri Grima do të bëjë publike listën e lojtareve të grumbulluara në ditët në vijim. Ndërkohë, skuadra ka zhvilluar një fazë përgatitore në Ulqin, ku stafi ka punuar për përmirësimin e gjendjes fizike dhe aspekteve taktike.

Shqipëria është pjesë e grupit B4 së bashku me Çekinë, Kroacinë dhe Ukrainën.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryeadministratorja e AAPSK: Rritja e aseteve të konfiskuara, progres në luftën ndaj paligjshmërisë
Artikulli tjetërZAGREB – Një tërmet i fuqishëm godet Kroacinë