Ballina Kulturë

Ngrihet në vitin 2019 Qendra Kombëtare e Librit

TIRANË,7 nëntor /ATSH A.ALLA / – Ministria e Kulturës gjatë këtyre viteve në fokus të saj ka patur dhe do vazhdojë të ketë edukimin dhe afrimin e brezit të ri me librin dhe kulturën, kjo për t’i bërë ata gjeneratën e re drejt së ardhmes.

Ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2019 u ndal te kjo pikë, duke dhënë shpjegime dhe risitë që do ndodhin për vitin 2019 në kuadër të kësaj nisme.

”Ne parashikojmë që për vitin 2019 të krijojmë një institucion të ri kombëtar për t’i dhënë përparësi politikave në fushën e librit dhe edukimit. Do krijojmë qendrën kombëtare të librit dhe leximit, e cila do jetë një agjenci në nivel kombëtar për të ekzekutuar në territor të gjitha politikat dhe programet e Ministrisë së Kulturës, të cilat ne i kemi ngritur dhe tashmë kanë hyrë në vitin e tyre të katërt të zbatimit”, – tha Kumbaro.

“Kjo qendër kryesisht do merret me programe edukimi, me promovimin e letrave shqipe, me nxitjen e leximit si një mjet të domosdoshëm për edukimin dhe emancipimin e shoqërisë por edhe për të zënë kohën e lirë të rinjve që ta shpenzojnë në mënyrë produktive”, – përfundoi ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti, 3 miliardë lekë për ujësjellës dhe trajtimin e ujërave të zeza në bregdet
Artikulli tjetërFlota e Urgjencës me 32 autoambulanca të reja brenda vitit