Ballina Flash

Aksion pastrimi në Shkozet, Sako: Dy herë në muaj në të gjitha lagjet e qytetit

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Një aksion pastrimi është ndërmarrë sot në zonën e Shkozetit në Durrës, nga bashkia e këtij qyteti.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako duke sjellë momente nga pastrimi u shpreh se përveç punës së përditshme të pastrimit, të gjitha ekipet me forca të shtuara ndërhyjnë dy herë në muaj, për një pastrim rrënjësor në të gjitha lagjet e qytetit.

Më herët, kryebashkiakja Sako është shprehur se ky aksion pastrimi është ndërmarrë në 17 zona të qytetit 2 herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji dhe çdo datë 15, për një pastrim rrënjësor në të gjitha lagjet e qytetit.

Kjo nismë e bashkisë synon që ta kthejë Durrësin në një qytet sa më të pastër dhe më të bukur.

Qyteti bregdetar është destinacion veror i një numri të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj, ndërsa vizitohet edhe për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike. Po ashtu, Durrësi është edhe porti më i madh detar në vend.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë – Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet me jetë
Artikulli tjetërLOS ANXHELES – ”Grammy” pas vdekjes për Jimmy Carter për fjalimet fetare