Ballina Bota

BRUKSEL – Blair: Shmangia e Brexit ende e mundur

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Shmangia e Brexit është ende e mundur, deklaroi ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

”Në javët e ardhshme mund të arrijmë në një Brexit të shtyrë për të shmangur zgjedhjen midis një Brexit të padobishëm dhe një Brexit të dhimbshëm, por një zgjidhje e shtyrë do të ishte një gabim i madh për të gjithë, sepse beteja dhe pasiguria do të vazhdonin”, theksoi Blair, në fjalimin e tij në sesionin e hapjes të konferencës kushtuar përdorimit pozitiv të inteligjencës artificiale, organizuar nga instituti europian ”Atomium”, në Parlamentin Europian.

“Ne duhet të zgjedhim në mes të padobishmes dhe të dhimbshmes tani dhe nëse asnjë nga dy opsionet nuk është në rregull, atëhere duhet të kthehemi te njerëzit dhe t’i pyesim ata se çfarë duan të bëjnë”, shtoi ai.

“Shpresoj dhe mendoj se shmangia e Brexit është ende e mundur dhe ne do të vazhdojmë të punojmë deri në minutën e fundit në mënyrë që të mos ndodhë”, theksoi ish-kryeministri Blair./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor, dollari zhvlerësohet në këmbim me lekun
Artikulli tjetërFOTO/ Dixhitalizim i trashëgimisë kulturore nis nga Apolonia