Ballina Aktualitet

Shqipëria i hap derën një familjeje nga Gaza, Rama: Fëmija 1 vjeç trajtim mjekësor në QSUT

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se një fëmijë 1 vjeç nga Gaza, i cili kishte probleme shëndetësore, po merr trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, u shpreh kryeministri Rama.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVotimi nga jashtë, KQZ: Mbi 21 500 regjistrime, 5 195 kërkesa të miratuara
Artikulli tjetërKoçiu: Shqipëria strehë e sigurtë për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç