Ballina Flash

Armëpushimi në Gazë, MEPJ mirëpret marrëveshjen dhe lirimin e pengjeve

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gazë. MEPJ vlerëson SHBA, Egjiptin dhe Katarin për ndërmjetësimin dhe realizimin e këtij armëpushimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se “është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gazë, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, lexohet në postim.

“Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, përfundon reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Starmer-Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 100-vjeçare Ukrainë-BM
Artikulli tjetërVotimi nga jashtë, KQZ: Mbi 21 500 regjistrime, 5 195 kërkesa të miratuara