Ballina Ekonomi

Mbështetje nga Skema Kombëtare, fermeri nga Fieri investoi në prodhimin e perimeve në serra

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Bilbil Marra, nga Fieri është përfitues i Skemës Kombëtare për naftën në masën 100%.

Ai kultivon në 4 dynymë serra domate, speca dhe lakra cilësore “Made in Albania”, të cilat shkojnë në tregun vendas dhe eksport, duke kontribuar në të ardhurat e familjes dhe ekonominë lokale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e tij teksa vuri në dukje se qeveria do të thellojë mbështetjen për fermerët dhe bujqësinë.

“Mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë me aktin normativ të fundvitit arrin në një total rekord prej 5.2 miliardë lekësh. Nga kjo mbështetje përfitojnë 67,100 fermerë, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë pa taksë”, tha Denaj.

“Për të tretin vit radhazi, garantojmë 100% disbursim për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte, duke mbështetur njerëzit e punës që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”, u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan fotot nga Abu Dhabi: Marrëveshje strategjike energjetike dhe agjenci e përbashkët e letrave me vlerë
Artikulli tjetërPARIS – Macron bën thirrje për zgjidhje politike pas armëpushimit në Gazë