Ballina Aktualitet

Reshjet e dëborës, ushtarët transportojnë fëmijën e sëmurë drejt spitalit të Bulqizës

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore transportuan me sukses  një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Operacioni u zhvillua në kushtet e motit të rënduar me reshje të dendura dëbore.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

“Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e dendura të dëborës, Mbrojtja Civile: Bllokime në disa fshatra, Qafë Murrizi i pakalueshëm
Artikulli tjetërBorëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, qarkullimi në qytet vijon normalisht