Rijetëzohet qendra historike e Beratit
Rijetëzohet qendra historike e Beratithttp://ata.gov.al/2018/11/06/rijetezohet-qendra-historike-e-beratit/Ky është një investim shumë i rëndësishëm për qendrën historike të Beratit në përmirësim të nivelit të shërbimit ndaj turizmit kulturor. Kreu i DRKK Berat, Eugen Kallfani ka bërë publik lajmin se punimet transformuese në ansamblin muzeal të lagjes ”Kala” janë drejt përfundimit.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 6 Nëntor 2018
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ – Rikonstruksioni i rrugës ”Mihal Komneno dhe Tabes” 1.2 km në Berat e njohur ndryshe si rruga këmbësore për në Kalanë e Beratit është drejt përfundimit.
Ky është një investim shumë i rëndësishëm për qendrën historike të Beratit në përmirësim të nivelit të shërbimit ndaj turizmit kulturor.
Kreu i DRKK Berat, Eugen Kallfani ka bërë publik lajmin se punimet transformuese në ansamblin muzeal të lagjes ”Kala” janë drejt përfundimit.
Parashikohet që muaji nëntor 2018 të shënojë përfundimin e punimeve. Së shpejti pritet të fillojë puna edhe për rrugën “Muzak Topia”, e njohur si rruga automobilistike për në Kalanë e Beratit.
Ndërhyrjet janë pjesë e një pakete investimesh prej rreth 13.5 milionë euro, në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar dhe Turizmin, financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. /a.a/ /a.g/



















