Ballina Flash

Rigjenerim urban bulevardit të palmave dhe agrumeve, Dredha: Një zonë krejtësisht e rijetësuar do t’i shtohet Vlorës

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Në qytetin e Vlorës po vijon puna për projektin e rigjenerimit urban të Bulevardit të palmave dhe agrumeve, përgjatë shkollës “Halim Xhelo” në drejtim të bulevardit “Ismail Qemali”.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se “i tejmbushur me pemët që përfaqësojnë Vlorën, Bulevardi i palmave dhe agrumeve do të tjetërsojë tre segmente të rëndësishme të qytetit, të amortizuara prej kohësh, përgjatë shkollës “Halim Xhelo” deri në afërsi të bulevardit”.
“Projekti është konceptuar i ndarë ne 3 bulevarde, secili prej tyre unik, me gjelbërim dhe gurë vendi lokal. Falë këtij investimi që po ecën me ritëm të mirë, pas pak muajsh, një zonë krejtësisht e rijetëzuar do t’i shtohet Vlorës”, tha Dredha në një postim në rrjetet sociale.
Bulevardi do të ketë vendparkime, korsi biçikletash dhe këmbësorësh duke u transformuar në një hapësirë më funksionale dhe më të këndshme nga qytetarët.
/k.s/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMalaj: Transformim i parkut natyror të Liqenit të Ulëzës në atraksion turistik
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte, 9 janar 2025