Ballina Bota

FOKUS – Franca kërkon një BE më të fortë mes pretendimeve të Trump ndaj Groenlandës

PARIS, 8 janar /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet më mirë kundër sulmeve në kufijtë e tij sovranë, pas komenteve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për marrjen e Groenlandës.

”Ne jemi një kontinent i fortë dhe duhet të bëhemi më të fortë”, tha Barrot për radion franceze ”France Inter”.

”Nuk mund të bëhet fjalë që BE-ja të lejojë vendet e tjera të botës, kushdo qofshin ata, madje do të thosha duke filluar nga Rusia, të sulmojnë kufijtë e saj sovranë”, theksoi ai.

Barrot tha se ”Bashkimi Evropian duhet të zgjohet dhe të forcohet ushtarakisht dhe nuk duhet të frikësohet apo të bëhet i pasigurt”.

”Nëse më pyesni nëse mendoj se Shtetet e Bashkuara do të pushtojnë Groenlandën, përgjigja është jo”, theksoi ai duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë natyrë imperialiste.

“A kemi hyrë në një epokë ku ligji i xhunglës po kthehet? Përgjigjja është po”, tha ai.

Trump ka shprehur vazhdimisht interes për ishullin e Groenlandës, i cili është pjesë e Danimarkës./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDosja “5D”, SPAK dërgon për gjykim 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës
Artikulli tjetërDrejt përfundimit punimet në stadiumin “Egnatia Arena”, fokusi te finalet e Euro U-17 “Shqipëri 2025”