Ballina Flash

Spiropali thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali u bëri thirrje sot qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Për herë të parë, ju mund të votoni nga vendi ku jetoni për zgjedhjet parlamentare kombëtare!”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale, pas mbledhjes së kryesisë së PS.

“Regjistrohuni tani për të ushtruar të drejtën tuaj të votës dhe për të fuqizuar ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, për Shqipërinë evropiane”, nënvizoi Spiropali.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 11 janar nis procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, hapat që duhen ndjekur
Artikulli tjetërPorti i Durrësit, 58702 pasagjerë u regjistruan në dhjetor 2024