Ballina Bota

SEUL – Koreja e Veriut lëshon raketë hipersonike drejt Detit të Japonisë

SEUL, 6 janar /ATSH-AA/ – Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar drejt Detit të Japonisë një raketë për të cilën konsiderohet se është hipersonike.

Sipas lajmit të Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut (JCS) ka bërë një deklaratë lidhur me dy raketa që Koreja e Veriut ka lëshuar këtë vit.

Në deklaratë thuhet se ”raketa e lëshuar nga Pheniani në orën 12:00, me orën lokale, ka rënë në det, pasi ka fluturuar rreth 1 100 kilometra”.

“Raketa u lëshua drejt Detit të Japonisë dhe është raketë hipersonike”, thuhet në deklaratën ku shtohet se Koreja e Jugut është në gatishmëri.

Seuli njoftoi se Koreja e Veriut lëshoi për herë të fundit raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë më 5 nëntor 2024.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un inspektoi testimin e raketës së re hipersonike me rreze të mesme veprimi me karburant të ngurtë në vitin 2024./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijojnë punimet në aksin rrugor në Xhafzotaj, Sako: I shërben 400 banorëve të zonës
Artikulli tjetërNë 11 janar nis procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, hapat që duhen ndjekur