Ballina Ekonomi

Disa qytete pa energji elektrike, OSHEE: Po punohet për riparimin e linjës Kashar-Rrashbull

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Një defekt në linjën e tensionit të lartë ka shkaktuar pasditen e së dielës ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në qytetet Durrës, Vlorë, Fier, Lushnjë e Sarandë.

Burimet nga OSHEE tregojnë se linja 220 kilovolt pësoi avari dhe nuk arriti të furnizojë me energji nënstacionin e Spitallës, ndërsa nga Operatori i Sistemit të Transmetimit mësohet se po punohet për riparimin e linjës Kashar–Rrashbull.

Mësohet se, pas një ore pa energji elektrike, energjia është rikthyer në qytetin e Durrësit, dhe të Fierit, duke lehtësuar situatën për banorët dhe bizneset që ishin prekur nga ndërprerja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Christian Stocker pason kancelarin Nehammer si lider i OVP
Artikulli tjetërOST: Rikthim gradual i energjisë, deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit