Ballina Flash

Rama ndan pamjet nga Maja e Bukanikut

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Maja e Bukanikut është pika kryesore e Malit të Shpatit në qarkun e Elbasanit.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga Maja e Bukanikut, e cila është e veshur me pyje të dendura halorë dhe burime të shumta ujore, duke ofruar një pamje të mrekullueshme të natyrës.

Maja e Bukanikut ndodhet në juglindje të rrethit të Elbasanit, në kufi me rrethin e Librazhdit.

Shtrihet në drejtim veriperëndim-juglindje, me lartësinë më të madhe 1831 m (maja e Bukanikut), me gjatësi rreth 20 km dhe gjerësi 4-5 km.

Mali i Shpatit është i përbërë nga shkëmbinj magmatikë ultrabazikë dhe dallohet për majat e shumta e format e relievit akullnajor (cirqe, lugje). /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjenden shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar monitorim në zonë
Artikulli tjetërZjarri në 4 banesa në Pogradec, Xhakolli: Mbulojmë shpenzimet dhe qiranë derisa të rindërtohen