Ballina Flash

Kurti: Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse pas 7 vjetësh me humbje

PRISHTINË, 3 janar /ATSH/ Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se kjo ndërmarrje pritet ta përmbyllë vitin me rreth 1,6 milionë euro fitim neto, nga 2,9 milionë euro humbje që ishin në fund të vitit 2021.

“2024-ta është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike Ibër-Lepenci. Përveçse arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ta rehabilitojë plotësisht brenda një muaji kanalin e dëmtuar, ajo vitin pritet ta përmbyllë me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin regjistruar në fund të vitit 2021”, ka shkruar Kurti në Facebook.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu: 13-31 janar, aplikimet për t’u bërë pjesë e Forcave Speciale
Artikulli tjetërFOKUS – Identifikohet mekanizmi që bllokon proteinat toksike të Alzheimerit