Ballina Flash

Atmosfera e festës në Korçë, nga ekspozitat tek muzika në shesh

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Një ekspozitë shumë e veçantë është çelur këto ditë në Bibliotekën “Thimi Mitko”, me punime dore të realizuara para 100-vitesh.

Nga paja tradicionale deri te punimet e tjera artizanale, çdo objekt tregon një histori të veçantë dhe pasuron lidhjen e ngushtë midis brezave.

Sot, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, postoi në rrjetet sociale pamje nga ekspozita, e cila duket që po vizitohet edhe në këto orë të fundit të vitit 2024.

“Në thelb të kulturës korçare qëndron një thesar i çmuar, punimet artizanale me dorë, një mjeshtëri që kalon nga brezi në brez, duke ruajtur kujtesën, shpirtin dhe identitetin”, shkroi Sotiraq Filo.

Ndërkohë një natë më parë, pedonalja e Korçës u mbush me energji dhe emocion, ndërsa këngëtari i njohur Sardi Strugaj solli një shfaqje të paharrueshme dhe një atmosferë vibrante. Qindra vizitorë kanë mbërritur këto ditë nga çdo skaj i Shqipërisë por edhe përtej saj, për të kaluar fundvitin në këtë qytet.

/a.f/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAMBOLL – Mbi 35 000 refugjatë sirianë janë larguar nga Turqia që nga rrëzimi i al-Asaad
Artikulli tjetërNga nisma “Fol Shqip”, tek edukimi mediatik, Krasniqi ndan arritjet e AMA-s për vitin 2024