Ballina Aktualitet

Fluks hyrjesh në Kakavijë, mbi gjashtë mijë persona e dy mijë automjete në 24 orë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Mbi 6 mijë persona kanë hyrë sot në vendin tonë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, njofton RTSH.

E diela e fundit e vitit ka regjistruar një fluks të lartë lëvizjeje në doganën e Kakavijës. Gjatë 24 orëve të fundit, 6271 persona dhe 2001 automjete kanë kaluar nga Greqia në Shqipëri, kryesisht emigrantë që kthehen për të festuar fundvitin me familjet e tyre.

Po ashtu, ka pasur një lëvizje të konsiderueshme edhe në drejtim të shtetit grek, me 3228 persona dhe 1018 automjete që kanë kaluar në anën tjetër të kufirit.

Deri tani, në sportelet e kontrollit të dokumenteve në të dyja anët e kufirit nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje.

Gjatë periudhës së festave, në doganën e Kakavijës kanë kaluar rreth 90 mijë persona në kufirin me Greqinë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVatër e gripit të shpendëve në Zall-Herr, AKVMB: U morën masa për eliminimin e infeksionit
Artikulli tjetërMUZIKË – Dirigjenti me famë botërore, Riccardo Muti do të drejtojë koncertin e Vjenës