Ballina Bota

BRUKSEL – Rutte: NATO i ofron mbështetje Finlandës dhe Estonisë për sabotazhin e kabllove elektrike

BRUKSEL, 26 dhjetor /ATSH-AFP/- NATO është e gatshme të ndihmojë Finlandën dhe Estoninë ndërsa autoritetet finlandeze hetojnë anijen-cisternë të Rusisë për “sabotimin” e mundshëm të një kablloje të energjisë elektrike që lidh dy vendet anëtare, tha sot shefi i aleancës Mark Rutte.

“Zhvillova një bisedë me kryeministren e Estonisë, Kristen Michal për sabotimin e mundshëm të raportuar të kabllove të Detit Baltik”, tha Rutte në X.

“NATO qëndron në solidaritet me aleatët dhe dënon çdo sulm në infrastrukturën kritike. Ne po ndjekim hetimet nga Estonia dhe Finlanda dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme ”, shtoi shefi i NATO-s. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen kriteret për lehtësirat për subjektet që kryejnë aktivitet në partneritet me “Kayo”
Artikulli tjetërQeveria miraton afatet e pagesës së privatizimit për objektet e ish-ndërmarrjeve bujqësore