Ballina Flash

Prezantohet projekti për hartografimin dhe dokumentimin e zonave me potencial arkeologjik të Lezhës

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Lezha është një nga qytetet me potencial të lartë arkeologjik që përbëjnë një vlerë të rëndësishme historike për qytetin dhe vendin.

Në bashkinë e Lezhës u prezantua projekti “Hartografimi dhe Dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)”, i cili do t’i hapë rrugën “Planit të Menaxhimit Strategjik të Parkut Arkeologjik, Lezhë”, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme për zhvillimin ekspeditave arkeologjike.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se, ky projekt që do të zbatohet në  bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Bashkinë e Lezhës. Drejtues i këtij projekti, do të jetë prof. dr. Neritan Ceka.

Sipas tij, me përfundimin e studimit i hapet rrugë ekspeditave të ndryshme arkeologjike që janë një potencial dhe vlerë e shtuar, për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të zonës së Lezhës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
Artikulli tjetërFestat e fundvitit, Koçiu dhe Hoxha festojnë me gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në familje