Ballina Flash

Koncerti në Shkodër me rastin e Krishtlindjes, qindra qytetarë në shesh

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Shkodra është kthyer mbrëmë në një arenë festive, me muzikë dhe performanca të veçanta nga artistët më në zë të qytetit.

Bashkia e këtij qyteti, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale, një fotoalbum me momentet më të bukura nga koncerti i mbrëmshëm me rastin e Krishtlindjes, ku mjeshtri i këngës Bujar Qamili dhe Justina Aliaj, sollën një performancë të mrekullueshme për publikun.

Hitet më të njohura të këngëtarit Qamili dhe performanca e Justina Aliajt u duartrokitën gjatë nga qytetarët, që kishin sfiduar temperaturat e ulta, për të shijuar një natë të veçantë me muzikë tradicionale shqiptare dhe shumë surpriza.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeshë kushtuar shenjtit mbrojtës të Shkodrës, në rrënojat e katedrales antike në Rozafat
Artikulli tjetërMiratohet strategjia e sipërmarrjes inovative, Ibrahimaj: Përfshin gjashtë sektorë, nga turizmi, te bujqësia