Ballina Flash

Rikonstruktohet rruga e fshatit Luzat në Tepelenë, zhvillim turizmit rural

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Në fshatin Luzat, njësia Qendër ka nisur puna për rikonstruksionin plotësisht të rrugës që lidh fshatin nga rruga nacionale Tepelenë – Gjirokastër deri në qendrën e fshatit.

“Ky investim vjen si mbështetje e pakushtëzuar e qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit falë edhe një iniciative mjaft të bukur në bashkëpunim me Fondacionin Kalo, për ta kthyer Luzatin në fshat të artit, projekt i paaplikuar më parë në Shqipëri dhe që i hap rrugë një tjetër lloj turizmi për zhvillimin rural”, bën të ditur bashkia Tepelenë në një postim në rrjetet sociale.

Sipas bashkisë, gjatësia e rrugës është 1500 metra dhe përfshin ndërhyrje të plotë në përmirësimin e shtresave asfaltike dhe rikonstruksionin e segmenteve që janë aktualisht me beton ose çakëll.

Bashkia Tepelenë vijon punën për rikonstruksionin e rrugëve në zonat rurale.

/k.s/a.f/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkipet sportive në shkolla, Muzhaqi: Vijon mbështetja për mbi 12 mijë fëmijë dhe të rinj
Artikulli tjetërPD: Euroja “prek” fundin, të merren masa për lehtësira fiskale