Ballina Bota

AMSTERDAM – Albrecht: Mbyllja e TikTok-ut nga kryeministri Rama veprim i mirëmenduar

AMSTERDAM, 21 dhjetor /ATSH/ – Shqipëria ka ndaluar platformën TikTok për një vit pas vrasjes fatale me thikë të një adoleshenti muajin e kaluar, shkroi në X (ish Twitter) drejtori i qendrës së njohur “De Balie”, Yoeri Albrecht.

”Kjo risi është një veprim i mirëstudiuar i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan Albrecht.

”Mbrojtja e rinisë, shëndetit psikologjik dhe demokracisë kërkon vetëm vullnet politik”, përfundon mesazhi i drejtorit Albrecht. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhjetori i festave në Lezhë, Rama: Aty ku Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë pranë “Fshatit të festave”
Artikulli tjetërAP: Shqipëria do të mbyllë TikTok-un për një vit duke e fajësuar për nxitjen e dhunës mes fëmijëve