TIRANË,5 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Mat vazhdon rehabilitimin e rrugës në fshatin Shëlli të njësisë administrative Macukull.
Investimi për rehabilitimin e rrugës së fshatit Shëlli në bashkinë e Matit, ka nisur një muaj më parë.
Kjo rrugë ishte bërë e pakalueshme duke krijuar vështirësi për banorët e kësaj zone. Me rikonstruksionin e rrugës përfitojnë të gjithë banorët e fshatit Shëlli dhe zonat për rreth.
Puna vazhdon për rehabilitimin e rrugës dhe pritet të përfundojë në fund të muajt nëntor, para nisje së stinës së dimrit. /a.g/


























