Ballina Flash

Festa e Shën Kollit, simbol i besimit dhe historisë shqiptare

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Besimtaret e krishterë sot festojnë Shën Kollin. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër solli në vëmendje një nga objektet më të rëndësishme të kultit në vendin tonë, Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë.

Monument Kulture (Kategoria I), kjo faltore mbart vlera të jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore. E ndërtuar në shekullin XIV, me përmasa 17 x 8 metra, katedralja ruan ende gjurmët e afreskeve të lashta, mes të cilave spikat imazhi i Shën Nikollës, mbrojtësit të besimtarëve.

Përveçse një simbol i fesë, ky objekt fetar është i lidhur ngushtë me historinë e kombit tonë. Pikërisht këtu, më 17 janar 1468, u varros heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e kthyer këtë vend në një pikë të rëndësishme pelegrinazhi dhe kujtese kombëtare.

Sot, Katedralja e Shën Nikollit qëndron si një dëshmi e identitetit tonë, duke bashkuar traditën fetare dhe historinë kombëtare. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis faza e dytë e Olimpiadave Kombëtare në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme
Artikulli tjetërFRANCË – Macron nis bisedimet me liderët politikë për një rrugëdalje nga kriza politike