Ballina Aktualitet

Programi Meet America mirëpriti nxënës nga Puka

TIRANË, 3 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Programi Meet America mirëpret nxënës të shkollave të mesme dhe studentë për të dëgjuar prezantime të shkurtra në fusha si kultura, arsimi, ekonomia dhe marrëdhëniet SHBA / Shqipëri, por kësaj radhe pjesë e programit kanë qenë nxënës nga Puka.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se këtë javë, programi ynë Meet America solli në Ambasadë një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Sabah Sinani” nga Puka të cilët u takuan me të ngarkuarin me punë, Leyla Moses-Ones dhe zyrtarë të tjerë të stafit të Ambasadës për të diskutuar karrierën e tyre si diplomatë, punën e tyre të përditshme në ambasadë dhe programet e Ambasadës për të rinjtë shqiptarë.

“Programi Meet America mirëpret në ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose universitete për t’u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra në fusha të ndryshme të kulturës amerikane, historisë së SHBA, arsimit, ekonomisë, marrëdhënieve SHBA / Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së.”-shprehet ambasada. /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdalimi i celularëve në shkolla, si e perceptojnë nxënësit dhe mësuesit
Artikulli tjetërReduktimi i taksës së biznesit të vogël, të ardhurat e 9-mujorit