Ballina Aktualitet

Vau i Dejës, certifikohen rekrutët e rinj të FA-së

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Në mjediset e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, Vau Dejës, u zhvillua sot ceremonia e certifikimit dhe betimit të rekrutëve të rinj, të cilët përfunduan kursin e Stërvitjes Individuale Bazë.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni Jubani.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Jubani shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar gjatë stërvitjes, ndërsa u shpreh besimplotë se dijet dhe aftësitë e fituara do të shërbejnë për të rritur më tej profesionalizmin gjatë kryerjes së detyrave.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim mes Prefekturave të Qarqeve Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër, Zyrës Rajonale të Arsimit Parauniversitar me qendër në Lezhë, Zyrës
Vendore te Arsimit Parauniversitar Vau-Dejës, në interes të aktiviteteve promovuese të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për rekrutimin e të rinjve.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPIKTURË – “Banania e ngjitur në mur” shitet për 6,24 milionë dollarë
Artikulli tjetërKLP vizitë studimore në Paris, Bogdani: Forcojmë bazën për partneritete afatgjata