Ballina Flash

Dëborë në Prishtinë, dimri zbukuron kryeqytetin e Kosovës

PRISHTINË, 21 nëntor/ATSH/ Prishtina është zbardhur nga reshjet e dëborës ndërsa dimri ka trokitur në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa më herët ka mbuluar zonat më të thella.

Parashikimet e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se edhe sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.

“Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“The New York Post”: Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore pasi dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
Artikulli tjetërJava Botërore e Ndërgjegjësimit, Koçiu: Rezistenca ndaj antibiotikëve, kërcënim i fuqishëm