Ballina Flash

Java Botërore e Ndërgjegjësimit, Koçiu: Rezistenca ndaj antibiotikëve, kërcënim i fuqishëm

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit për Përdorimin Racional të Antibiotikëve dhe Antimikrobikëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu na kujton rëndësinë e përdorimit të kujdesshëm të këtyre barnave për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të brezave të ardhshëm.

“Rezistenca ndaj antibiotikëve është një kërcënim i heshtur, por i fuqishëm, që mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërgjegjësimit të përbashkët, mund të adresojmë këtë sfidë globale. Sipas qasjes “One Health”, le të ndërtojmë një të ardhme ku antibiotikët përdoren me përgjegjësi dhe efektivitet. Të veprojmë sot, për një të nesërme më të shëndetshme”, thotë Koçiu në postimin në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëborë në Prishtinë, dimri zbukuron kryeqytetin e Kosovës
Artikulli tjetërDenaj: Eksportet bujqësore, rritje me 19 % gjatë 10-mujorit