Ballina Bota

SHBA – Zëdhënësja e DASH-it ambasadore në OKB?

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se synon të emërojë zëdhënësen e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, ish-gazetare e kanalit televiziv “Fox News”, si ambasadore të SHBA-së në OKB.

Ndërkohë që shumë medie amerikane kishin njoftuar se ai i kishte propozuar asaj këtë post dhe se një njoftim pritej shumë shpejt, presidenti amerikan deklaroi se “emërimi i saj po shqyrtohet me seriozitet”.

“Ajo është e shkëlqyer, ajo është në krahun tonë prej shumë kohësh, ajo na mbështet prej shumë kohësh”, shtoi ai para medias.

Ai deklaroi se “me shumë mundësi” do të marrë vendimin e tij javën e ardhshme mbi personin që do të zëvendësojë Nikki Haley, ambasadorja aktuale në Kombet e Bashkuara, e cila njoftoi në fillim të tetorit dorëheqjen e saj duke habitur të gjithë.

Haley do të qëndrojë në postin e saj deri në fund të vitit dhe ai ose ajo që do ta zëvendësojë duhet të konfirmohet nga Senati amerikan./  /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë – Nis ndërtimi i shkollës së mesme profesionale në Komoran
Artikulli tjetërFOTO/ Drama “Pengu”, raportet e publikut me televizionin