Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02.11.2018

VARSHAVË (Poloni) – Vizitë e kancelares gjermane, Angela Merkel për konsultime ndërqeveritare.

VARNA (Bullgari) – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu në vizitë në Bullgari në kuadër të një takimi rajonal me kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Greqisë.

MOSKË (Rusi) – Sergei Lavrov mban një konferencë shtypi në Moskë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

DUBLIN (Irlandë) – Ministri i jashtëm irlandez, Simon Coveney do të japë një konferencë shtypi për Brexit.

SHANGAI (Kinë) – Rezultatet tremujore të gjigantit kinez të tregtisë on line Alibaba.

MAJEMI (SHBA) – Cesar Sayoc, i akuzuar për dërgimin e pajisjeve shpërthyese artizanale në adresë të kundërshtarëve të Donald Trump, pritet të dalë para gjykatës.

HUNTINGTON (SHBA) – Takim elektoral i Donald Trump në Virxhinian Perëndimore./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 2 nëntor 2018
Artikulli tjetërDerhemi: Teatri i Ri të bëhet sa më shpejt, ata që protestojnë merren me thashetheme