Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/11/2024

BUDAPEST (Hungari) – Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Konferencë për shtyp nga kryetari i FED-it, Jerome Powell, pas mbledhjes së Komitetit të Politikës Monetare.

SOÇI (Rusi) – Fjalim i Vladimir Putin për çështjet ndërkombëtare në klubin ”Valdai”.

BERLIN (Gjermani) – Tapeti i kuq për edicionin e 48-të të “Goldenes Lenkrad” (”Timoni i artë”) në prani të CEO-ve të prodhuesve të automobilave.

BOTA – Del në shitje ”Sony PlayStation 5 Pro”.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Vendimi i Bankës së Anglisë për politikën monetare.

PARIS (Francë) – Edicioni i dytë i ekspozitës ”AI-Pulse” mbi inteligjencën artificiale.

PARIS (Francë) – ”Paris Photo”, panair ndërkombëtar i fotografisë.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Ankand i veprave të krijuara nga artisti robot Ai-Da në ”Sotheby’s”.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e Komitetit për të Drejtat e Njeriut për Francën.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sudanin e Jugut.

DAKAR (Senegal) – Bienalja e Artit Bashkëkohor Afrikan.

BOGOTÁ (Kolumbi) – Konferenca e parë ndërministrore botërore për të luftuar dhunën ndaj fëmijëve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte, 7 nëntor 2024
Artikulli tjetërANALIZË – Rruga drejt anëtarësimit në BE: Ku qëndrojnë vendet kandidate?