Ballina Ekonomi

Anton Martini në krye të Hetimit Tatimor

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj prezantoi sot Anton Martinin në pozicionin e drejtorit të ri të Hetimit Tatimor.

Binaj bëri të ditur se falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë, Martini do të udhëheqë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen e administratës tatimore kundër evazionit fiskal.

Anton Martini vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e hetimit duke reflektuar integritet të lartë profesional.

Ai pritet të drejtojë me sukses dhe efikasitet Drejtorinë e Hetimit, si struktura pararojë në përpjekjet për të siguruar zbatimin e ligjeve tatimore.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE Ngarkuara me Punë e Misionit Diplomatik të Algjerisë, vizitë kortezie në zyrat e ATSH-së
Artikulli tjetërNis takimi mes Kurtit dhe diplomatit O’Brien