Ballina Lajme nga Vendi

Neymar: Messi është idhulli im

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ – Neymar dhe Messi kanë kaluar disa vite të arta tek “Barcelona”, ku kanë fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Ndonëse braziliani tani është pjesë e “Paris Saint-Germain”, vazhdon të ketë miqësi me yllin e Barçës të cilin e konsideron si një idhull.

“Me Messi-n kam luajtur në një skuadër dhe ai për mua është futbollisti më i madh i të gjitha kohëve, ai është një idhull i imi”, ka thënë Neymar.

“Nga Messi kam mësuar çdo ditë, në stërvitje, gjatë ndeshjeve, apo vetëm duke e parë atë duke luajtur”.

“Kjo më ka forcuar më shumë dhe më ka rritur kapacitetin në fushë, sepse nga ai kam mësuar shumë gjëra”, ka theksuar braziliani.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë/ Arrestohen dy shtetas, po transportonin mish kontrabandë
Artikulli tjetër“Arsenal” shfaq interes për mbrojtësin Tagliaficon