TIRANË, 31 tetor /ATSH/ – “Arsenali” ka hedhur hapin e parë për të nënshkruar me Nicolas Tagliafico nga “Ajaks”.
Sipas medieve angleze, për mbrojtësin e krahut të majtë, “Topçinjtë” janë gati të paguajnë 8 milionë paund.
Trajneri Emery kërkon me çdo kusht një mbrojtës të krahut të majtë në merkaton e janarit, pasi ky është pozitcioni ku skuadra e tij ka më shumë probleme.
Tagliafico që është pjesë e “Ajaxit” ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Botëror të këtij viti me kombëtaren argjentinase, ku edhe ka rënë në sy të shumë klubeve të mëdha. Në ditët në vijim priten zhvillime të reja rreth së ardhmes së 26-vjeçarit.
/gj.m/ /a.g/























