STOKHOLM, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Suedia është e gatshme të presë bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja midis palëve ndërluftuese në Jemen, theksoi ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallstrom, për radion suedeze gjatë një vizite në Norvegji.
“Ne duhet të kujtojmë se kjo është kriza më e madhe humanitare që kemi në botë dhe ne kemi përkrahur si në BE-në ashtu edhe OKB-në”, shtoi ajo.
Wallström nuk donte të komentonte mbi një datë duke thënë se procesi kishte për qëllim të fillonte pas ndërprerjes së armiqësive./ /os/ a.jor.























